Home ShowBiz ‘Më prishën ditën’, Aurela Gaçes nuk i ndahen shpifjet e portaleve
‘Më prishën ditën’, Aurela Gaçes nuk i ndahen shpifjet e portaleve
0

‘Më prishën ditën’, Aurela Gaçes nuk i ndahen shpifjet e portaleve

0
0

Aurela Gaçe së fundmi ka qenë në qëndër të vëmendjes së shtypit rozë dhe shkak është bërë shëndeti i saj. Pak ditë më parë disa portale kishin përdorur një postim të Aurelës që ka realizuar rreth një viti më parë. Aurela në atë kohë ka bërë një kontroll rutinë të gjirit dhe këtë moment ka dashur që ta ndajë me të gjitha gratë në mënyrë që të ndërgjegjësohen sa më shumë për këto kontrolle.

Ky postim është keqpërdorur për klikime duke e bërë artistën të sëmurë pak ditë më parë. Pasi ajo i demakoj publikisht ndjekësit janë ata që nuk gjejnë qetësi me komente.

Sot ata kanë vijuar ti shkruajnë Aurelës për shëndetin e saj ku në të vërtetë nuk ka vend për shqetësim.

Nëpërmjet një statusi këngëtarja risqaro:

‘Mbase s’duhet t’i ndaja këto me ju, por më prishën ditën. S’di a të zemërohem me urimet? Apo të gëzoj që më duan? Unë denoncova disa media palaço, fillova të kërkoj të di për ligjin për t’i hedhur në gjyq për shtrembërim, dezinformim të publikut, shtrembërim, peshkim. Por, mesa kuptoj media deri diku di çfarë bën. Ata e dinë që ‘ne’ lexojmë vetëm një rresht, një titull. Po gjithë ai sqarim i imi ku shkoi? Nëse vërtetë me doni, të paktën lexoni edhe dy rreshta më poshtë”, shkruan ndër të tjera Aurela, teksa ka postuar në Instagram disa nga mesazhet e ndjekësve.

Linku: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/