Home ShowBiz Së shpejti një familje e madhe, Jennifer dhe Ben e çojnë lidhjen në një nivel tjetër
Së shpejti një familje e madhe, Jennifer dhe Ben e çojnë lidhjen në një nivel tjetër
0

Së shpejti një familje e madhe, Jennifer dhe Ben e çojnë lidhjen në një nivel tjetër

0
0

Fëmijët e Jennifer Lopez mund të ndërrojnë shtëpi dhe shkollën.  Së fundmi Jennifer është parë duke vizituar disa shkolla në Los Angeles së bashku me Ben për të vendosur se ku do të edukohen fëmijët e saj në të ardhmen dhe kjo është një lëvizje që padiskutim konfirmon se po mendojnë për një familje të madhe.

TMZ raporton se superstari i lindur në Bronx u pa teksa vizitonin disa shkolla në Los Angeles.

Fëmijët e Lopez, binjakët 13-vjeçarë Max dhe Emme të cilët ajo ndan me ish Mark Anthony, kanë qenë duke ndjekur shkollën në Miami për vite me rradhë, raporton TMZ, duke marrë pjesë në klasat personale para pandemisë.

Zbulimi i shkollave të reja mund të jetë një shenjë që Lopez dhe Affleck janë seriozë në lidhje me bashkimin e famileve të tyre, megjithëse asnjëra nga palët nuk ka konfirmuar se kjo lëvizje është në rrugën e duhur.

“Ajo duhet të sigurojë që po merr parasysh fëmijët e saj,” tha një burim për PageSix për interpretuesin e “Jenny from the Block”. “Ata janë përparësia e saj.”

Affleck, nga ana e tij, gjithashtu duket se po i vë fëmijët e tij lart në listën e tij të përparësisë, pasi ai u fotografua këtë javë duke kaluar kohë me vajzën 12-vjeçare Seraphina dhe djalin 9-vjeçar Samuel. Ai gjithashtu ndan një vajzë 15-vjeçare të quajtur Violet me ish-gruan Jennifer Garner. Dyshja duket se janë mjaft të lumtur nën efektin e kësaj romance intensive saqë po mendojnë të krijojnë një super familje së bashku.

Linku: https://pagesix.com/2021/06/05/moving-in-with-ben-jennifer-lopez-tours-school-in-los-angeles/

Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=ben+affleck&sxsrf=