Home ShowBiz Bullizimet nga Teigen nuk ndalen, Costello rrëfen momentin që donte të vriste veten
Bullizimet nga Teigen nuk ndalen, Costello rrëfen momentin që donte të vriste veten
0

Bullizimet nga Teigen nuk ndalen, Costello rrëfen momentin që donte të vriste veten

0
0

Chrissy Teigen sa vjen dhe i zgjerohet lista e personave që janë bullizuar nga ana e saj. Një nga të fundit është stilisti i modës Michael Costello. Sipas tij Teigen e bëri atë të mendonte vetëvrasjen.

7 vitet e fundit kam jetuar me një traumë të thellë e të pashëruar. Doja të vrisja veten dhe jam ende i traumatizuar, me depresion dhe kam mendime vetvrasjeje’, tha ai teksa theksoi se Teigen e ka bullizuar që në vitin 2014.

Pas deklaratave të Stodden, Chrissy reagoi duke i cilësuar veprimet e saj të turpshme dhe vendosi të hiqte dorë nga rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur publikisht në lidhje me këtë ngjarje.

“E di që kam qëndruar e heshtur dhe Zoti e di që ju nuk doni të dëgjoni për mua, por dua të dini se kam marrë një dënim të merituar nga gjithë bota. Asnjë ditë, asnjë moment i vetëm nuk ka kaluar pa ndjerë peshën e rëndë të pendesës për gjërat që kam thënë në të shkuarën. Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë dhe më shumë sesa vetëm disa të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Po kërkoj të lidhem me njerëzit që kam ofenduar. E kuptoj që mund të mos duan të më flasin. Unë nuk mendoj se do të doja të flisja me veten. Por nëse ata duan, unë jam këtu dhe do të dëgjoj çfarë kanë për të thënë, teksa kërkoj falje mes lotësh.

Linku: https://pagesix.com/2021/06/14/michael-costello-alleges-chrissy-teigen-and-monica-rose-blacklisted-him/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CN2aIM1BftZ/