Home Lifestyle Periudha e zymtë merr fund, ‘Colour Day Festival’ publikon detajet e mbledhjes në shesh
Periudha e zymtë merr fund, ‘Colour Day Festival’ publikon detajet e mbledhjes në shesh
0

Periudha e zymtë merr fund, ‘Colour Day Festival’ publikon detajet e mbledhjes në shesh

0
0

Pandemia gradualisht po i lë vendin jetës normale, ku për kaq kohë të gjithë ne u detyruam ti përshateshim një realiteti të pa mednuar.

Muzika, festivalet, koncertet kanë qenë më të censuruarat gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Me uljen e rasteve të infektuar nga Covid 19 jeta e secilit ka filluar të marrë ngjyra dhe një moment të veçantë nuk do të na e kursejë ‘Colour Day Festival’.

Colour Day Festival do të rikthehet në Tiranë ditën e hënë më 6 shtator për herë të tretë.

Gjithçka do të organizohet në sheshin “Nënë Tereza”. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e festivalit në rrjetet sociale. Detajet e mëtejshme mbi këngëtarët, performancat, moderatorët pritet të zbulohen në vijim.

Kujtojmë se festivali viti që lamë pas u anullua për shkak të pandemisë.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQY3s6th5dl/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGKxBRbnuxI/