Home ShowBiz ‘Verës do t’i vihet flaka’, Getoari surprizon si gjithmonë
‘Verës do t’i vihet flaka’, Getoari surprizon si gjithmonë
0

‘Verës do t’i vihet flaka’, Getoari surprizon si gjithmonë

0
0

Getoar Selimi është një nga reperët më të spikatur të estradës sonë. Prej një jetë i përkushtohet muzikës dhe padiskutim mund të themi se Geti e ka dërguar zhanerin e rrepit në një nivel tjetër. Ai numëron pafund momente suksesi në karrierën e tij ku çdo projekt është kthyer në hit.

Këngëtari nuk ka ndërmend që të ndalë ritmin e muzikës. Shumë shpejt ai do të vijë me një bashkëpunim me artistin e njohur Stine.

Projekti që pritet të lançohet së shpejti do të titullohet Andiamo.

Dyshja nuk kanë preferuar të zbulojnë më shumë detaje dhe të gjithë ndjekësit e tyre dhe jo vetëm janë bërë gati për ta djegur këtë verë nën ritmin e bashkëpunimit të tyre.

Në fakt fotot e lançuara nga Geti i japin dëgjuesve pak shije të asaj që po vjen.

tags: