Home ShowBiz Produksioni ka qenë në djeni të martesës time, ish-konkurrenti plas ‘bombën’ në studio
Produksioni ka qenë në djeni të martesës time, ish-konkurrenti plas ‘bombën’ në studio
0

Produksioni ka qenë në djeni të martesës time, ish-konkurrenti plas ‘bombën’ në studio

0
0

Lulzim Jashari është një nga ish konkurrentët e emisionit të Për’puthen. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘Kosova show’ ku ka lënë pa fjalë me deklaratën e tij.

Lulzimi nuk ka qenë beqar gjatë kohës kur ishte në program dhe këtë e ka pranuar publikisht.

Ai ka plasur bombën, duke treguar se është i martuar që dy vite, madje së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, e cila quhet Albina, u fut në studio, duke i habitur të gjithë. Ajo tha se është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Lulzimi rrëfeu se produksioni ka qenë në dijeni të martesës së tij.

“Është nusja ime. Jam thjesht një showman, nuk kam shkuar në emisione dashurie për të gjetur femër. Më kanë pranuar si showman edhe në fillim kur jam futur në program më kanë thënë “Nuk ka problem”. Gruas ia kam dhënë fjalën që nuk do ndodhte asgjë. E dua shumë”, rrëfeu ai, teksa u çua dhe i dhuroi një puthje partneres.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=XJ7nnRNfNe4&t=326s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lulziimjashari/