Home ShowBiz ‘I lutesha zotit të jetoja për njerëzit e mi’, Xhensila Myrtezaj rrëfen betejën e vështirë
‘I lutesha zotit të jetoja për njerëzit e mi’, Xhensila Myrtezaj rrëfen betejën e vështirë
0

‘I lutesha zotit të jetoja për njerëzit e mi’, Xhensila Myrtezaj rrëfen betejën e vështirë

0
0

Xhensila ka qenë e ftuar së fundmi në ‘E ardhmja është vajzë’ ku  ka vendosur që të ndaj me ndjekësit një nga historitë më të trishta nga jeta e saj.

Bëhet fjalë për periudhën e pandemisë ku me detaje Xhensila tregon përjetimin e saj:

‘Një moment i vështirë që unë kam kaluar ka qenë i këtij viti dhe lidhet me Covidin. Vajza kishte temperaturë gjatë gjithë kohës dhe nuk i ulej.

E kuptova kur më iku mua nuhatja, më kishte dhënë disa simptoma. Që në momentin e parë u transferova për në shtëpinë që kemi në Durrës dhe u karantinuam aty së bashku me vajzën.

Besi bëri një sakrificë shumë të madhe, pavarësisht se nuk ishte pozitiv, erdhi dhe qëndroi me ne të dyja.

Pasi dolëm negativ, mendova se ia hodhëm. Gjatë kthimit për në Tiranë unë kisha një parandjenjë që duhet të ikinim se të hënën kisha shumë punë që i kisha lënë në pezull, diku afër Vorës ndjej një goditje shumë të fortë në kraharor.

Shtrëngova Besin për një moment dhe ai e ndjeu që unë kisha diçka pasi isha shumë e ftohtë. E vetmja gjë që mendova në atë moment ishte që kaq ishte për mua, më filluan të dridhura të pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet.

U gjeta përballë një situate që nuk e kisha përjetuar kurrë. Ne mendojmë gjithmonë se jemi të përjetshëm, e vetmja gjë që më erdhi ndërmend ishte “Zot, pse pikërisht tani që kam vajzën afër”, sepse Ajka është aq e rritur sa për të kuptuar se ç’po ndodh përreth. Po mundohesha ta menaxhoja situatën, por ishte totalisht e pamenaxhueshme. Falë Zotit ne ishim shumë afër Tiranës e mund të shkonim në spital. Lutesha Zotit, më lër ta jetoj vajzën, ta jetoj Besin, të mos më humbasi mami mua sepse ka pasur një jetë shumë të vështirë. Fiks në ato momente nuk po mendoja veten, po mendoja njerëzit që dua- tregoi mes lotësh këngëtarja.

Linku: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/?hl=en