Home ShowBiz ‘I ka ikur vlera’, Kiara Tito befason me deklaratën për Butrint Imerin
‘I ka ikur vlera’, Kiara Tito befason me deklaratën për Butrint Imerin
0

‘I ka ikur vlera’, Kiara Tito befason me deklaratën për Butrint Imerin

0
0

Kiara Titon prej kohësh e kemi parë në ekranet e televizioneve tona. Të qenurit pjesë e showbizit e ka vënë moderatoren në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të jetës personale dhe profesionale.

Thashethemet e një lidhje të mundshme mes Butrintit dhe Kiarës kanë qenë ndër më të zhurmshmit që kemi dëgjuar.

Dyshja nuk i kanë konfirmuar asnjëherë zërat. Së fundmi e ftuar tek Express Rozë nuk i shpëtoi dot pyetjeve mbi jetën private dhe Butrintin.

Kiara është shprehur se e gjithë kjo situatë i ka ardhur në majë të hundës. Për moderatoren është një pyetje që i ka ikur vlera.

Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera,-tha Kiara.

Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos të më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë, -tha Kiara.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=149bD6_K64o

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQY8D72rn3j/