Home ShowBiz Replika thumbuese, çfarë e bëri Arbanën të debatonte me ndjekësit
Replika thumbuese, çfarë e bëri Arbanën të debatonte me ndjekësit
0

Replika thumbuese, çfarë e bëri Arbanën të debatonte me ndjekësit

0
0

Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. Moderatorja gjithmonë ka pasur një raport mjaft të këndshëm me ndjekësit. Së fundmi gjërat kanë ndryshuar dhe nuk kanë munguar komentet thumbuese mes tyre.

Ajo ka ndarë disa poza nga pushimet në Kretë dhe një ndjekëse i ka shkruar se e ka parë por nuk e ka përshëndetur që mos të prishja privatsinë tënde. Arbana e ka falenderuar ndjekësen në fjalë dhe kaq ka mjaftuar që pjesa tjetër të hidhen në sulm.

‘Po pse moj Arbana ndonjë star ti që ke bërë çudira në këtë botë e po të prishej privatësia o zot uluni o goc me këmbë në tokë e bëhuni sa më të thjeshtë me njerëzit se sju kushton asgjë pordhët e shqipëtarëve gjasme “VIPA”. Dhe sa për udhëtimin s’ka shqipëtar që nuk ka shkuar në Kret mos bëj sikur po na e tregon ti,’ i ka komentuar një ndjekëse Arbanës.

Moderatorja nuk e ka lënë pa një përgjigjie ndjkësen e revoltuar.

‘Star me një bebe 8 muajsh që grindej nga vapa dhe një 6 vjeçar që kërkonte Lego. Superstar. Dhe nënë. Që në një moment të caktuar duhet të bëje nënën, jo starin. Dhe që fatmiresisht ka njerëz që e kuptojnë. Dhe sa për udhetimin në Krete, unë isha në Shqiptare që nuk kisha shkuar dhe e shijova shumë dhe ia tregoj kujt të më dojë qejfi mua”, i është përgjigjur Arbana.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQ_40uAgEdF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQ9TDXtAIbr/