Home ShowBiz Surprizuese, Rozana Radi vjen me një shkrim të veçantë për ditëlindje
Surprizuese, Rozana Radi vjen me një shkrim të veçantë për ditëlindje
0

Surprizuese, Rozana Radi vjen me një shkrim të veçantë për ditëlindje

0
0

Rozana Radi ka festuar 42 vjetorin e lindjes dhe në këtë faze të jetës këngëtarja shpreh mirnjohje për çdo gjë që ka kaluar në jetë, si të mirë dhe të keqe pasi falë atyre që ka kaluar sot është në këtë pikë. Ajo ka vendosur ti dedikojë vetës një urim që tregon shumë për të.

Rozi sonte dua të ngre një dolli për ty!
Për ty vetja ime që nuk mbete asnjëherë në tokë pas një rrëzimi.
Për ty vetja ime që pate kurajo të rimarrësh në dorë jetën tënde dhe ta drejtosh atë drejt ëndrrave.
Për veten time që shpesh harroj nevojat e mia.
Gëzuar për gruan qe kam vendosur të jem!
Për motrën, shoqen, kolegen të dashurën artisten që kam zgjedhur të jem.
Gëzuar për gruan që kur dashuron jep gjithçka që ka.
Gëzuar për gruan që humbet mes librave të poezive.
Gëzuar për gruan e brishtë e ndonjëherë të pa sigurtë por në të njëjtën kohë të fortë për të mbajtur peshën e botës time e vetme. Për ty vetja ime që kur je keq shembesh pa të kuptuar askush. Për ty vetja ime që ke grushtuar murin duke sharë për të gjitha padrejtësitë që të kanë bërë por më pas ke qeshur sikur gjithçka shkon më së miri.
Vitet që kalojnë vetja ime nuk me trembin aspak.

Besoj që këto vite janë fletë të bardha në të cilat do shkruaj historine time, zgjedh une se si do të jetë finalja.
Gëzuar për gruan qe jam sot me të mirat dhe difektet e mia. Gëzuar vetja ime që në fund të fundit ja ke dalë mbanë të kesh një familje të mrekullueshme dhe një shoqeri që do ta kishte zili çdo njeri. Gëzuar vetja ime që dhe pse nuk i mbajte dot dorën prindërve Zoti ti la ti mbash përherë ne zemër. Gëzuar vetja ime që ke një motër e cila do merrte rrugën në këmbë nga fundi i botës për ty. Gëzuar vetja ime që ndan jetën prej një dekade me një njeri i cili ja di vlerën përqafimeve.
Gëzuar datëlindjen Roz që çdo vit beson se ky do jetë vit më i mirë se ai që shkoj!

Linlku: https://www.instagram.com/p/CRAYJtOB7H6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rozana_radi/