Home Lifestyle E keni vetë në dorë nëse doni ta filloni ditën me pozitivitet
E keni vetë në dorë nëse doni ta filloni ditën me pozitivitet
0

E keni vetë në dorë nëse doni ta filloni ditën me pozitivitet

0
0

1 Shkruaj një axhendë për të nesërmen.

Një ditë e suksesshme fillon para se të shkoni të flini. Parandaloni mendimet e mjegullta dhe shqetësimin duke i kushtuar 15 minuta çdo natë për të shkruar qëllimet dhe mendimet tuaja për ditën në vijim. Të nesërmen në mëngjes do të gjeni se këto shënime janë një plan i dobishëm i fokusit të ditës. Ndërtoni listën tuaj me detyrat që shpresoni të plotësoni para se të mbarojë dita dhe mos harroni të bëni qëllime të matshme dhe realiste.

2 Ndryshoni alarmin.

Nëse tingujt e parë që dëgjoni kur zgjoheni janë duke birë dhe alarme të frikshme, ka të ngjarë të sillni ankth në ditën tuaj para se të fillojë. Ndryshoni ritmin e alarmit që të jetë më qetësues. Ju mund të gjeni se kjo ju sjell një ditë më pozitive.

3 Lexoni diçka pozitive.

Zgjidhni të lexoni diçka që motivon ose ju frymëzon. Nëse rutina juaj fillon me një vëzhgim në telefon lexoni diçka argëtuese në fillim pastaj të tjerat.

4 Stërvituni qoftë dhe për pak minuta.

Asgjë nuk e çon energjinë tuaj dhe mendjen e përqendruar si një seancë stërvitje! Pas këtij momenti do të pëlqeni mënyrën si ndiheni për pjesën tjetër të ditës.

5Hani një mëngjes të shëndetshëm.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithatë ende duket se e injorojmë atë (sidomos kur ndjekim projekte të reja). Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm është thelbësore për të mbajtur energjinë dhe ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe performancës gjatë gjithë ditës.

Linku: https://www.thesowcollective.com/blog/2017/11/11/5-tips-for-starting-your-day-on-a-positive-note

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-reading-magazine-near-glass-window-376417