Home ShowBiz Detajet i nxorën zbuluar, Kanye West dhe Irina Shayk nuk janë bashkë
Detajet i nxorën zbuluar, Kanye West dhe Irina Shayk nuk janë bashkë
0

Detajet i nxorën zbuluar, Kanye West dhe Irina Shayk nuk janë bashkë

0
0

Kanye West dhe Irina Shayk duket se i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Burimet pranë Page Six zbulojnë se Kanye West i kërkoi Irina Shayk të shkonte në Paris për një shfaqje me të, por modelja e ka refuzuar.

‘Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të,’ thotë burimi ynë, duke shpjeguar se ajo i tha jo udhëtimit në mënyrë që të shmangte titujt kryesorë për romancën e tyre.

Dyshja u pa për herë të parë së bashku në Provence, Francë, në qershor për të festuar ditëlindjen e 44-të të West. Kaq mjaftuan dhe titujt mbi lidhjen e tyre pushtuan mediat.

Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte duke zbritur nga një avion në SHBA, pasi u kthyen nga udhëtimi në Francë.

Nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë konfirmim mbi romancën e tyre që flitet lart e poshtë. Megjithatë mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në vijim me dyshen në fjalë.

Linku: https://pagesix.com/2021/07/13/kanye-west-and-irina-shayk-are-already-cooling-off-sources/

Burimi i fotos: https://pagesix.com/2021