‘Jam penduar që iu kam dhënë rëndësi’, deklarata e Antonelës iu vë vizën djemve të Për’Puthen
Antonela që pas daljes nga emisioni vijon të jetë një nga personazhet më të zhurmshëm në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit ish konkurrentja ka zbuluar nëse tani do ti jepej mundësia me krijuar një lidhje me njërin nga djemtë që kanë qenë në emision kë do të zgjidhte.
Antonela ka treguar se tani që i ka njohur më mirë, nuk do të dilte me asnjërin.
Ish-konkurrentja ka shprehur pendesë për rëndësinë që iu ka dhënë gjatë kohës së emisionit, duke theksuar se deklarata e saj nuk është vetëm për Mevlanin por për të gjithë djemt.
‘Tash që i njoh mirë, asnjëri. Biles jam penduar që iu kam dhënë aq rëndësi disa personave që nuk e kanë merituar fare dhe nuk e kam vetëm për Mevlanin’, ka shkruar ajo.
Linku: https://www.instagram.com/p/CRRYziFC-Q6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/antonelathereal/