Home ShowBiz A do ta kemi një projekt në gjuhën shqipe, përgjigjia e Dua Lipës zbulon më shumë
A do ta kemi një projekt në gjuhën shqipe, përgjigjia e Dua Lipës zbulon më shumë
0

A do ta kemi një projekt në gjuhën shqipe, përgjigjia e Dua Lipës zbulon më shumë

0
0

Dua Lipa me praninë e saj në Tiranë nuk kishte si ti shpëtonte një konference për mediat e vendit tonë. Kurioziteti ka qenë i madh por Dua me thjeshtësinë dhe elekuencën e gjuhës shqipe ka surprizuar mbarë vendin.

Gazetarët dhe gjithë shqiptarët kanë kuriozitetin për ta parë këngëtarën me një këngë në gjuhën shqipe.

Dhe me sa kuptojmë nga përgjigjia e Duas kjo gjë nuk është aspak e pamundur.

‘Ndoshta kam menduar, e kam menduar, kam thënë që ndoshta mund të përdor një këngë të vjetër shqiptare nëse mund të bëj diçka, por ende nuk e kam bërë mirë kështu që duhet me punuar edhe pak me provuar me parë nëse ka mundësi me bashkuar diçka që është edhe moderne, por edhe shqiptare tradicionale. Duhet me e provuar. Ndoshta në një moment mund ta bëj diçka do të ishte shumë interesante’.

‘Unë kam shumë këngë që janë në gjuhën  shqipe që e i dua shumë, që do të kisha pasur qejf në një moment me bërë një cover, me bërë diçka që mund ta dëgjojnë shumë njerëz ndërkombëtarisht me atë gjuhën e bukur, por po ashtu edhe këngët e bukura. Nuk e di a jam mjaft e aftë me shkruajtur këngë shqip, por është patjetër që do të kisha qejf ta provoja. Patjetër’, tha Dua.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=6Mf5t8EpnRA&t=1s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/