Home Sport Distria Krasniqi bën krenarë shqiptarët, fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike
Distria Krasniqi bën krenarë shqiptarët, fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike
0

Distria Krasniqi bën krenarë shqiptarët, fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike

0
0

Xhudistja e re nga Kosova, fitoi medaljen e artë në xhudo duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki. Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë.

“Ndihem shumë e lehtësuar, pasi një ëndërr që kam pasur që në fëmijëri, e realizova”, tha Distria para mediave pas fitores.

Në Tokio të Japonisë bashkë me ekipin olimpik të 11 sportistëve të Kosovës ishte edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila duke përgëzuar Distria Krasniqin shkroi në facebook:

“Ajo ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.

Kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitores së Majlinda Kelmendit po në kategorinë e xhudos në Lojërat Olimpike të vitit 2016, që u zhvilluan në Rio.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=distria%20krasniqi%20

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/distria.krasniqi/