Nora Gjakova ka arritur t’i sigurojë medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike. Vajza shqiptare, ka mundur në finale rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique me ippon dhe ka fituar medaljen e artë për peshën deri në 57 kilogramë.
Ajo në finale mposhti xhudisten franceze, Sarah Leoine Cysique.
Xhudistja kosovare në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.
Në përballje me japonezen në gjysëmfinale, Gjakova fioti përmes Golden Score duke kaluar në finale, aty ku edhe e fitoi medaljen e artë.
Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi.
Linku: https://www.instagram.com/noragjakovaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noragjakovaaa/