Aksident i papritur, Don Xhoni alarmon ndjekësit me postimin e tij
0
0
Reperi i njohur Don Xhoni së fundmi në rrjete sociale ka ndarë një lajm aspak të këndshëm me ndjekësit.
Ai kaa anulluar një nga koncertet e tij dhe shkak për një vendim të tillë është bërë një aksident në familje. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale artisti ka treguar arsyen pa u ndalur në detaje të mëtejshme.
‘Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,’- shkruan ai.
Urojmë që situata në familjen e tij të mos jetë serioze dhe gjithçka ti rikthehet normalitetit.
Linku: https://www.instagram.com/stories/don_xhoni/5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/don_xhoni/