Home ShowBiz Të bëhesh nuse për ishin, vetëm Kim Kardashian e bën një veprim kaq të çuditshëm
Të bëhesh nuse për ishin, vetëm Kim Kardashian e bën një veprim kaq të çuditshëm
0

Të bëhesh nuse për ishin, vetëm Kim Kardashian e bën një veprim kaq të çuditshëm

0
0

E gjithë bota flet për divorcin e tyre, Kim u shfaq si mbështetësja më e madhe e Kanye West për albumin “Donda”, teksa zuri radhën e parë të stadiumit.

Së fundmi, ylli i “KUWTK” i ka çuditur të gjithë pasi për të mbështetur sërish Kanye-n për promovimin në Soldier Field, u shfaq e veshur si nuse.

Kim Kardashian bëri më shumë sesa thjesht “të mbështeste” ish bashkëshortin e saj në festën e tretë të dëgjimit të “Donda” mbrëmjen e djeshme. Ajo u përfshi gjithashtu në ngjarjen e rëndësishme, e veshur me një fustan nusërie!! WOW!

Performanca e Kanye në “Soldier Field” në Çikago të enjten në mbrëmje na njohu me disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si DaBaby dhe Marilyn Manson, por publiku u çmend më shumë kur Kim u shfaq me fustan nusërire para reperit.

Kim hyri në skenë me një vello mahnitës “Balenciaga Couture” gjatë këngës “No Child Left Behind”, kënga e fundit e mbrëmjes.

Tani, mediat e huaja kanë raportuar për javë të tëra që të dy NUK janë përsëri bashkë … por gjithsesi këto veprime lënë vend për dyshime. Sipas TMZ, Kim ishte e lumtur të bënte një veprim të tillë për Kanyen dhe se çdo gjë e bëjnë për shkak respektit dhe fëmijëve, por mes tyre nuk ka asgjë më shumë.

Koncerti në Çikago shënon koncertin e tretë të promovimit të “Donda”, por albumi zyrtar nuk ka dalë ende.

Linku: https://www.instagram.com/p/CTEQx5Ns9N1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kimkardashian/?hl=en

 

https://www.instagram.com/p/CTEQx5Ns9N1/

 

 

 

 

tags: