Home ShowBiz Mediat i bënë bashkë, Nora Istrefi sqaron përfundimisht raportin me Robertin
Mediat i bënë bashkë, Nora Istrefi sqaron përfundimisht raportin me Robertin
0

Mediat i bënë bashkë, Nora Istrefi sqaron përfundimisht raportin me Robertin

0
0

Nora dhe Roberti kanë treguar se për ta bërë vajzën e tyre të ndihet e lumtur janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Shpesh i shikojmë si një familje dhe të bijës nuk i ka munguar asnjëherë prezenca e tyre. Medjat duke i parë në pushime dhe dalje së bashku shpesh aludojnë se mos dyshja janë rikthyer si çift.

E lodhur nga këto thashetheme Nora ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku sqaron gjithçka .

‘Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 1oo-të, por në fakt më shumë me shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj çdo ndarje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet).

Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renes përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshu asgjë perveç një miqësie korrekte…. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të ishte vedijesues”, shkruan Nora në postimin e saj.

Linku: https://www.instagram.com/noraistrefi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPyRINcLqhu/