Home ShowBiz Sinan Hoxha feston ditëlindjen, urimi i Andrrës e çoi festën në tjetër nivel
Sinan Hoxha feston ditëlindjen, urimi i Andrrës e çoi festën në tjetër nivel
0

Sinan Hoxha feston ditëlindjen, urimi i Andrrës e çoi festën në tjetër nivel

0
0

Sinani është një nga zërat më të veçantë të muzikës në vendin tonë. Sot këngëtari feston ditëlindjen dhe urimet kanë filluar që në orët e para të mëmngjesit.

Urimi që rrëmbeu vëmendjen është padiskutim ai i Andrrës, e cila ka vënë zemrën në çdo fjalë të shkruar duke lënë pa fjalë jo vetëm këngëtarin por të gjithë ndjekësit e saj.

‘Zhytem çdo ditë në thellësinë e syve të tu, përhumbem teksa lexoj dashurinë e jetës në to! Ditët e mia, prej se të kam parë, njohin vetëm trajektoren e lumturisë. Kam privilegjin, të gëzoj familjen që më fale, strehën tonë të dashurisë që na ngroh zemrat nën bekimin e dy ëngjejve tanë. Të dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, të dua çdo çast e më shumë, në çdo frymëmarrje, në çdo përkëdhelje, në çdo puthje. Gëzuar ditëlindjen, festa ime e jetës,- shkruan Andrra krahas postimit.

https://www.instagram.com/p/CTamt5XsLja/

Linku: https://www.instagram.com/p/CTamt5XsLja/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/andrradestani/