Home ShowBiz Justin Bieber zbret nga froni i YouTube, ja kush i rrëmbeu vendin e parë
Justin Bieber zbret nga froni i YouTube, ja kush i rrëmbeu vendin e parë
0

Justin Bieber zbret nga froni i YouTube, ja kush i rrëmbeu vendin e parë

0
0

Platformat online janë kthyer në një tregues kryesor suksesi. Të gjithë konkurrojnë për të qenë më të ndjekrit.

Së fundmi Justin Bieber nuk është më mbreti i YouTube! Platforma e famshme njoftoi dje se ato që kanë rrëzuar nga froni këngëtarin e famshëm janë yjet e K-pop, BLACKPINK.

Kanali i grupit ka arritur numrin më të madh të abonentëve (subscribers) në YouTube, plot 65.5 milionë, duke tejkaluar Justin Bieber, i cili mbante vendin e parë prej kohësh.

‘Kjo është e pabesueshme. Është një moment i çmuar që na është dhuruar nga fansat tanë,’ thanë pjesëtaret e grupit, Jennie, Lisa, Jisoo dhe Rosé në një deklaratë.

‘Ne do të donim t’ia kushtonim këtë nder të gjithë fansave tanë në të gjithë botën që na kanë dashur dhe na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.’

Ndërkohë, Justin Bieber aktualisht ka 65.1 milionë abonentë.

Linku: https://people.com/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/justinbieber/