Home ShowBiz ‘Shumë trishtim ta mendosh’, Bes Kallaku zbulon planet për tu larguar nga Shqipëria
‘Shumë trishtim ta mendosh’, Bes Kallaku zbulon planet për tu larguar nga Shqipëria
0

‘Shumë trishtim ta mendosh’, Bes Kallaku zbulon planet për tu larguar nga Shqipëria

0
0

Bes Kallaku ka qenë dje i ftuar në emisionin ‘Abc e pasdites’ së bashku me kolegen e tij Jona Spahiu.

Ata diskutuan mbi sezonin e ri televiziv dhe projektet e tyre. Aktori la të hapura dyshimet për një largim të mundshëm nga Shqipëria.

‘Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin.

Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti por nuk e do robi’, theksoi Besi.

Ndër të tjera ai shtoi:

‘Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e “Kosherja”, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përvec skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të.

Zgjohem herët në mëngjës, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara.

Ka njerëz me xhepa plot por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohëshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=zXlWxnrZpys

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bes_kallaku/