Home ShowBiz Momente frymëzuese, këngëtarja emocionon me dedikimin ndaj të atit
Momente frymëzuese, këngëtarja emocionon me dedikimin ndaj të atit
0

Momente frymëzuese, këngëtarja emocionon me dedikimin ndaj të atit

0
0

Shakira pak ditë pas ditëlindjes së 90 të babait të saj ka vendosutr ti dedikojë një super shkrim. Këngëtarja ka ndarë një moment vallëzimi me të atin dhe krahas shkruan:

Të kujtuarit se sa i dashur dhe i lavdëruar është ai nga të gjithë ata që e rrethojnë më ka bërë të reflektoj mbi jetën time, dhe të pyes veten nëse një ditë unë do të jem në gjendje të arrij një moshë të avancuar, e mbështjellë me kaq shumë dashuri dhe të sinqertë.

Jo për shkak të këngëve që kam shkruar, apo ideve që më kanë lindur, jo për shkak të gjurmës sime artistike, por për shkak të trashëgimisë sime njerëzore.

Një gëzim që nuk prishet, ai që na bën të buzëqeshim kur kujtojmë dikë të dashur, njerëz si babai im, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpërndarë pa u lodhur dritën e tij si një llambë vaji e pashtershme.

Ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale, por kjo nuk është pikërisht ajo që ne festuam në ditën e tij.

Në moshën e tij, fjalët mund të bëhen gjithnjë e më të pakapshme, ose në mendjen e tij pjellore, idetë e ndritshme mund të shfaqen gjithnjë e më rrallë.

Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme nuk gëlltitet nga kalimi i kohës. Asgjë dhe askush nuk e heq vallëzimin!

https://www.instagram.com/p/CT5VlsmDAvV/

Linku: https://www.instagram.com/p/CT5VlsmDAvV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/shakira/