Home ShowBiz ‘Kanë shitur fytyrën për…,’ moderatorja shqiptare thumbon hapur personazhet e ekraneve
‘Kanë shitur fytyrën për…,’ moderatorja shqiptare thumbon hapur personazhet e ekraneve
0

‘Kanë shitur fytyrën për…,’ moderatorja shqiptare thumbon hapur personazhet e ekraneve

0
0

Einxhel Shkira së fundmi është revoltuar me gjithçka negative që ka pllakosur rrjetet sociale dhe jo vetëm. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale moderatorja shkruan:

‘Injoranca dhe negativiteti po i mbyt shqiptarët. Se di kur do vij dita të merren me punët e veta, të shohin problemet reale dhe mbi të gjitha kur do vij dita të lënë rehat tjetrin…E keqja më e madhe është kur këtë injorancë se ke vetëm mes njerëzve të rëndomtë e të pashkolluar, por dhe midis intelektualëve tanë të dashur e masivisht në media.

E gjen te ata që dalin aty çdo ditë demek për popullin, demek për t’ju informuar dhe mbrojtur nga padrejtësitë, por ndërkohë hipokrizia dhe fallciteti i tyre është i neveritshëm. E gjen te ata që kanë shitur mend për një copë status e një copë rrogë në fund të muajit.

E nëse ndonjëherë pyesni veten pse janë bërë të rëndomtë ekranet tona, përgjigja është klikimet. Kanë shitur fytyrën, cipën, moralin, mend për hir të ca klikimeve të qelbura-shkruan moderatorja.

Linku: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/