Home ShowBiz Detajet familjare që fshihen pas fustanit të nusërisë, Rudina Dembacaj emocionon me rrëfimin
Detajet familjare që fshihen pas fustanit të nusërisë, Rudina Dembacaj emocionon me rrëfimin
0

Detajet familjare që fshihen pas fustanit të nusërisë, Rudina Dembacaj emocionon me rrëfimin

0
0

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” ku ka zbuluar disa momente emocionuese mbi dasmën e saj.

Ceremonia e tyre ishte një nga më të komentuarat duke filluar që tek fustani i veçantë që aktorja kishte zgjedhur.

Pas një zgjedhje të tillë fshihet një kujtim prekës për të.

Ajo tha xhubletën e ka trashëgimi nga gjyshja e saj, e cila është ndarë nga jeta. Në këtë mënyrë ajo zgjodhi ta bënte atë dhe të atin pjesë të momentit të saj të veçantë.

“Fustani u dizajnua i gjithi nga motra ime. Pafta e xhubletës është e personalizuar me emrin tim R.D. Unë kam mbajtur mbiemri tim. Jam shumë krenare për bashkëshortin që kam zgjedhur por secili mbiemrin e vetë. Ndërsa veshja e xhubletës vjen nga tradita e gjyshes sonë, nga tradita jonë që jemi nga Kelmendi. Gjyshja jonë para se të ndërronte jetë brezin e xhubletës së saj e ka ndarë në copë dhe ua ka dhënë mbesave të saj. Ne nuk arritëm t’i bashkonim të gjitha pjesët e saj por i krijuam të gjithë nga fillimi. Duke qenë se unë jam shumë fanatike e zakoneve tona, por jam edhe romantike, nuk mund të dilja vetëm me xhubletë. Kështu motra ime mendoi këtë zgjedhje. Kisha një copëz edhe nga babi edhe nga gjyshja për të shkuar në altar.’

https://www.instagram.com/p/CUfhXrWoaYO/

Linku: https://www.instagram.com/p/CUfhXrWoaYO/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUfhXrWoaYO/