Prej vitesh që dhuron spektakël, ndahet nga jeta artistja e mirënjohur
Ruthie Thompson është ndarë nga jeta në moshën 111 vjeç. E njohur për krijimin e filmit të animuar “Borbardha dhe Shtatë Xhuxhët” të vitit 1937.
Pasi mbushi 18 vjeçe, ajo filloi të punojë në Akademinë e Kalërimit në Dubrock, ku Walt dhe Roy Disney shpesh luanin polo.
Walt i ofroi asaj një punë si dizajnere dhe më pas në Departamentin e ngjyrosjes në filmin e parë të animuar të studios, filmin portreti të vitit 1937 “Borëbardha e Shtatë Xhuxhët”.
Ajo gjithashtu punoi si artiste e ngjyrave te filmi i animuar Bambi në 1942, por gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u promovua në kontrollues animacioni, ku punoi në filma trajnimi dhe edukimi për Ushtrinë Amerikane që shfaqnin personazhet e Disney Mickey Mouse, Donald Duck dhe Goofy.
Krijuesja u tërhoq nga studioja në 1975 dhe do të vazhdonte të punonte në filmin e animuar të Ralph Bakshit, Zoti i unazave dhe Metamorfoza, të dy në 1978.
Linku: https://variety.com/2021/film/news/ruthie-tompson-dead-disney-legend-1235086613/
Bujrmi i fotos: https://www.pexels.com/