Lajm i trishtë për artin, ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare
Aktorja Filika Dimo është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Lajmin e trishtë e ka ndarë faqja zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Filika Dimo u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë. Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë vepra dramatike.
Debutimin e saj në kinematografi e bëri në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret.
Linlku: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare