Home Aktualitet Skena e xhirimeve kthehet në tragjedi, aktori qëllon për vdekje kineasten dhe plagos regjisirin
Skena e xhirimeve kthehet në tragjedi, aktori qëllon për vdekje kineasten dhe plagos regjisirin
0

Skena e xhirimeve kthehet në tragjedi, aktori qëllon për vdekje kineasten dhe plagos regjisirin

0
0

Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico, thanë të enjten oficerët e zbatimit të ligjit amerikan. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së.

Pas ngjarjes tragjike, aktori Alec Baldwin ndihet i shkatërruar, ku aksidentalisht vrau 42-vjeçaren, gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në Sante Fe, New Mexico.

Baldwin u pa i përlotur teksa fliste në telefon jashtë zyrës së sherifit, sipas mediave amerikane. Autoritetet thanë më herët se aktori kishte qëlluar me një armë gjahu gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico, duke vrarë drejtoren e fotografisë 42-vjeçare Halina Hutchins dhe plagosi 48-vjeçarin Joel Souza.

Sipas autoriteteve, Hutchins u transportua me avion në një spital, ku u shpall e vdekur, ndërsa Souza u transportua me ambulancë në një qendër mjekësore rajonale.

Linku: https://people.com/movies/alec-baldwin-seen-distraught-after-accidental-shooting-on-set-of-rust-movie-killing-cinematographer/

Burimi i fotos:https://www.pexels.com/

 

tags: