Home ShowBiz ‘Ma kanë pirë gjakun me pambuk’, Teuta Krasniqi flet për ndarjen e vështirë me Bleron
‘Ma kanë pirë gjakun me pambuk’, Teuta Krasniqi flet për ndarjen e vështirë me Bleron
0

‘Ma kanë pirë gjakun me pambuk’, Teuta Krasniqi flet për ndarjen e vështirë me Bleron

0
0

Teuta Krasniqi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin 8a8 i Adelinës. Ajo ka vendosur të flasë për ndarjen e vështirë nga Blero.

Nuk ka qenë aspak proces i lehtë përkundrazi është traumatik dhe gjithmonë mendon pasojat që vijnë pas këtij vemdimi. Kjo fazë për mua ka zgjatur shumë dhe prandaj është bërë akoma më e vështirë. Mediat i kanë dhënë një konotacion befasues dhe e kam menduar shumë se si do të mendojë vajza ime kur të përballej me tituj të tillë në media.

Unë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe sot them më mirë që ishte në atë moshë, se do ta kishte pasur më të vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka faj.

Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë. Kam lexuar tituj super bombastik…ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth, është shprehur Teuta. Sot është një raport krejt i shëndoshë secili vazhdojmë jetën tonë ne kemi kontakte për shkak të Tarës  dhe momentin që vajza jonë ndihet mirë ndihemi dhe ne mirë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=YnBf95FAtXE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/teutakrasniqi/