Home ShowBiz Kim Kardashian reagon zemërthyer mbi tragjedinë e ‘Astroworld’
Kim Kardashian reagon zemërthyer mbi tragjedinë e ‘Astroworld’
0

Kim Kardashian reagon zemërthyer mbi tragjedinë e ‘Astroworld’

0
0

Incidenti fatkeq i Astroworld, i cili mori jetën e tetë njerëzve, ka lënë botën e artit  të shkatërruar. Për këtë ngjarje kanë folur disa të famshëm. Më herët, Kylie Jenner lëshoi një deklaratë duke thënë se sa të shkatërruar ishin ajo dhe Travis Scott pas asaj që kishte ndodhur në shfaqjen e Scott në Houston, Teksas. Tani për ngjarjen fatale ka reaguar Kim Kardashian.

Motra e madhe e Jenner, Kim, tha se familja është në tronditje për shkak të tragjedisë që ndodhi gjatë koncertit të Scott në Astroworld. Ajo shtoi se familja është e pikëlluar për ata që humbën jetën dhe mbetën të plagosur. Ajo më tej tha se Scott, i cili i do fansat e tij, është “me të vërtetë i shkatërruar” nga episodi.

Absolutisht zemërthyer për jetët e humbura dhe këdo që u lëndua në “Astroworld”. Ashtu si të gjithë ju, edhe familja jonë është e tronditur nga tragjedia. Ne po lutemi për të gjitha viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre që u prekën në këtë tragjedi, si dhe Travis-in që e dimë se kujdeset aq shumë për fansat e tij dhe është me të vërtetë i shkatërruar për të gjithë këtë.

Të premten, Scott po performonte drejtpërdrejt në koncertin dyditor të Astroworld në Hjuston. Ishte gjatë shfaqjes së tij kur një rritje e turmës shkaktoi panik mes njerëzve duke lënë tetë të vdekur ndërsa mbi 300 mbetën të plagosur. Të paktën 50,000 njerëz thuhet se kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Madje, nga 17 personat që u dërguan në spital, të paktën 11 u dërguan për arrest kardiak. Mes atyre që humbën jetën ishte edhe Rudy Pene, një futbollist i ri.

Linku: https://newsable.asianetnews.com/entertainment/kim-kardashian-reacts-to-astroworld-tragedy-here-is-what-she-has-to-say-drb-r2ahuo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kimkardashian/