Home ShowBiz ‘Më ke nxjerrë anën time më të keqe’, Einxhel i jep mesazhin e papritur Monikës
‘Më ke nxjerrë anën time më të keqe’, Einxhel i jep mesazhin e papritur Monikës
0

‘Më ke nxjerrë anën time më të keqe’, Einxhel i jep mesazhin e papritur Monikës

0
0

Einxhel Shkira ka qenë një nga vajzat më të diskutuara gjatë qëndrimit në shtëpinë vip.

Moderatorja ka diskutuar ashpër me konkurrentët kryesisht Monika dhe Iliri.

Në ditën e falenderimeve ata kanë shkruar një kartolinë.

Einxhel  falenderimet i ka lidhur dhe me eksperiencën në Big Brother dhe një mesazh i fortë ka shkuar për Monikën.

‘Sot në ditën e falënderimeve njeriu i parë që dua të takoj sapo të dal është mami. Dua t’i them faleminderit që si sot 32 vjet më parë, me shumë sforcë dhe sakrificë ka rrezikuar jetën e saj për të më dhënë jetë mua, dhe e falënderoj shumë për çdo gjë që ka bërë këto 32 vite, për të me bërë kjo që jam, kaq sa jam dhe të dy bashkë me babin kanë bërë që të mos më mungojë asnjë gjë. Njeriu që dua të falënderoj në këtë shtëpi është Beniada. Sepse çdo ditë me jep pozitivitet, dashuri dhe besim pa asnjë lloj kushti. Njeriu që ka nxjerrë anën time më të keqe në këtë shtëpi është Monika. Më fal Monika! Por dua ta falënderoj, sepse falë kësaj po mësoj që duhet të përmbahem dhe kjo e ka një të mirë brenda. Kam dashur të të kërkoj falje që ditën e parë që të bërtita, por situata agravoi dhe mendova që nuk e meritoje që të të kërkoja falje, por të kërkoj falje që kam bërtitur dhe kam ngritur zërin.’

https://www.instagram.com/p/CWvH3NelDNW/

Linku: https://www.instagram.com/p/CWvH3NelDNW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/