Home Lifestyle Dashuri dhe sukses, ja si do të mbyllet viti 2021 për shenjat e horoskopit
Dashuri dhe sukses, ja si do të mbyllet viti 2021 për shenjat e horoskopit
0

Dashuri dhe sukses, ja si do të mbyllet viti 2021 për shenjat e horoskopit

0
0

Dashi

Ndonëse Afërdita do të jetë kundër, mund të jetë një kohë shumë kreative për punë. Do të duhet angazhim, por mundësitë nuk ka gjasa të mungojnë. Por kujdes nga tensionet, veçanërisht ato që lidhen me marrëdhëniet, mund t’ju bëjnë nervozë. Më mirë të shmangni edhe përpjekjet.

Demi

Jupiteri dhe Saturni do të jenë në një pozicion të pafavorshëm dhe mund të ketë disa ngatërresa në punë.Në dashuri më në fund do të ketë më shumë besim. Fundi i muajit do të jetë pjesa më e mirë e vitit, do të kërkoni qetësinë.

Binjakët

Financat janë pozitive. Në dashuri do të ketë disa ditë goxha të rënda, si dhe me disa afeksione të ngushta nëse nuk keni partner. Nervozizmi vazhdon sidomos gjatë festave të Krishtlindjeve.

Gaforrja

Do të duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me marrëdhëniet e punës sepse ato mund të përfundojnë përgjithmonë. Tensionet nuk do të mungojnë në të gjitha frontet. Situatë e mirë për beqarët, por për ato marrëdhënie që kanë kaluar disa momente vërtet të ndërlikuara do ttë penalizohen.

Luani

Një muaj i bukur për ta mbyllur 2021-ën në mënyrën më të mirë të tij, veçanërisht për sa i përket punës. Në dashuri, nëse një lidhje nuk funksionon, ajo mund të mbyllet. Do ketë mosbesim ndaj njohjeve të reja. Pavarësisht gjithçkaje do ndiheni shumë më të dashur dhe energjia nuk duhet të mungojë.

Virgjëresha

Fillimi i dhjetorit nuk do jetë një periudhë interesante për punë dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe financave. Në dashuri do të keni një dëshirë të madhe për të sqaruar një marrëdhënie, jo domosdoshmërisht sentimentale gjithsesi. Për shëndetin tuaj do të keni forcën e duhur për të ecur përpara në shumë situata.

Peshorja

Do të duhet shumë përpjekje në vendin e punës. Nga ana e ndjenjave kujdes sepse kjo nuk do të thotë se në dashuri do të ketë probleme, ose më mirë se dashuria do të mungojë. Do bëni mirë të mos e teproni me asgjë për të mos pasur pasoja në shëndetin tuaj.

Akrepi

Situata e punës tashmë është gjithnjë e më e qartë dhe mund të ketë edhe lajme të mira, mundësi të reja. Do të keni shumë më tepër gjasa të zgjidhni çështjet e dashurisë, marrëdhëniet do të jenë shumë më të lehta..

Shigjetari

Ky muaj i fundit i vitit do jetë mjaft i qetë dhe i favorshëm përsa i përket profesionit. Atmosferë favorizuese për dashurinë dhe marrëdhëniet. Kjo sidomos nëse ka pasur probleme, diskutime dhe diçka që ka mbetur e pazgjidhur.

Bricjapi

Ata që synojnë të realizojnë një projekt pune në këtë muaj dhjetor do të kenë sukses. Gjithçka shumë mirë edhe për ndjenjat sepse Paolo Fox na thotë se Venusi do të jetë në një pozicion të rëndësishëm dhe aktiv. Ata që kanë pasur probleme me mirëqenien mund të rikuperohen edhe në formë të mirë fizike gjatë kësaj periudhe.

Ujori

Çdo gjë është në rregull për punën, ky do të jetë një muaj shumë i qetë. Disa lajme do vijnë për lidhje të reja dashurie ndërsa për ata që tashmë kanë një histori mund të ketë konkretitet më të madh. Për shëndetin fillimi i dhjetorit nuk do jetë shumë inkurajues, bëni kujdes.

Peshqit

Muaj vendimtar për çështjet profesionale, ndaj angazhimi mund t’ju bëjë të merrni diçka më shumë. Por kini kujdes sepse pikërisht për shkak të punës mund të lini pas dore dashurinë dhe afeksionet në përgjithësi. Nga ana tjetër, do të jetë e nevojshme të kujdeseni më mirë për formën fizike.

Linku: https://www.ultimenotizieflash.com/curiosita/news-dal-mondo/2021/11/28/oroscopo-paolo-fox-dicembre-2021-segno-per-segno

Burimi i fotos: unsplash.com