Home ShowBiz Sukseset nuk ndalen! Dua Lipa bën që marka e njohur të ‘flasë’ shqip
Sukseset nuk ndalen! Dua Lipa bën që marka e njohur të ‘flasë’ shqip
0

Sukseset nuk ndalen! Dua Lipa bën që marka e njohur të ‘flasë’ shqip

0
0

Nëse flasim pë sukses në botën e showbizit padiskutim se emri i Dua Lipës qëndron shumë lart në këtë mes.

Prej kohësh artistja shqiptare është ambasadore e markës prestigjoze të ‘Puma’. Bashëpunimi i tyre sa vjen dhe po bëhet më i suksesshëm.

Këngëtarja ka vendosur të sjellë koleksionin e saj brenda markës i cili titullohet ‘Flutura’.

Dua është nga ato të pakta artiste që nuk i ka harruar kurrë rrënjet madje në çdo dalje të saj mundohet të thotë ndonjë fjalë në gjuhën mëmë.

Gjuha shqipe do të jetë në një nivel tjetër pas lançimit të këtij koleksioni në vitin 2022 nga bashkëpunimi i tyre.

‘Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura; ato përfaqësojnë aq shumë, si transformimi, shpresa dhe metamorfoza. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua. Zgjodha emrin ‘Flutur’ për t’i bërë homazhe trashëgimisë sime, duke festuar gjithashtu këtë fillim të ri me “Puma-n”, tha këngëtarja shqiptare në një deklaratë.

https://www.instagram.com/p/CXOjskBNdeM/

Linku:https://www.instagram.com/dualipa/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CXOa1YRp5M4/