E trishtë! Futbollisti shqiptar ndahet nga jeta në moshën 34 vjeçare
Sporti shqiptar është prekur nga një lajm i trishtë. Futbollisti Spartak Elmazi është ndarë nga jeta.
Vetë ekipi i Tomorit, ka shprehur ngushëllimet për të ndjerit nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
‘Një lajm i zi vjen nga Pogradeci. Ndahet nga jeta,futbollisti Spartak Elmazi në moshën 34 vjeçare.
Sipas burimeve pranë tyre lojtari vuante nga një sëmundje e rëndë.
Spartaku një futbollist shëmbullor në fushën e lojës dhe jashtë saj.
Përgjatë karrierës së tij, Spartak Elmazi është aktivizuar me një sërë ekipesh të ndryshme. Kryesisht, ekipet kanë qenë pjesë e Kategorisë së Parë. Megjithatë, më shumë ai ka rënë në sy tek ekipet si Dinamo dhe Kamza, ku ka luajtur në pozicionin e mesfushorit.
Për të gjithë tifozerinë beratase Spartaku do të mbetet gjithmon në zëmrat e tyre.
Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=spartak%20elmazi%20
Burimi i fotos: unsplash.com