Home Aktualitet Nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur
Nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur
0

Nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

0
0

Këngëtari i Divo Carlos Marín është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare pas shtrimit në spital. Sipas burimeve të afërta artisti vuante nga një sëmmundje e rëndë.

“Për 17 vjet ne të katër kemi qenë në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm të Il Divo së bashku,” shkruan shokët e grupit të Carlos Marín, David Miller, Sébastien Izambard dhe Urs Bühler në kujtim të këngëtarit të ndjerë.

Këngëtari i Il Divo, Carlos Marín, ka vdekur pas një shtrimi në spital, sipas anëtarëve të mbetur të grupit vokal.

“Me zemër të rëndë po ju njoftojmë se miku dhe partneri ynë, Carlos Marin, ka ndërruar jetë. Ai do t’i mungojë miqve, familjes dhe fansave të tij. Nuk do të ketë kurrë një zë apo shpirt tjetër si Carlos,” Il. Divo ka ndarë.

“Për 17 vjet ne të katër kemi qenë së bashku në këtë rrugëtim të pabesueshëm të Il Divos dhe do të na mungojë miku ynë i dashur. Shpresojmë dhe lutemi që shpirti i tij i bukur të prehet në paqe”, vazhduan ata.

Vdekja e Marín vjen tre ditë pasi vokalistët konfirmuan se ai ishte shtruar në spital.

‘Miku dhe partneri ynë i dashur, Carlos, është në spital. Shpresojmë dhe lutemi për një shërim të shpejtë’, kanë shkruar këngëtarët fillimisht të enjten.

Linku: https://people.com/music/il-divo-singer-carlos-marin-dies-dead-53/

Burimi i fotos: https://people.com/