Home ShowBiz ‘Historia përsëritet’, Aurela Gaçe ka dy fjalë për të thënë për festivalet në vendin tonë
‘Historia përsëritet’, Aurela Gaçe ka dy fjalë për të thënë për festivalet në vendin tonë
0

‘Historia përsëritet’, Aurela Gaçe ka dy fjalë për të thënë për festivalet në vendin tonë

0
0

Festivalet në vendin tonë mbeten ndër më të gjykuarit dhe paragjykuarit. Gjithmonë do të gjejnë një arsye për ta hedhur punën e tjetrut poshtë. E njejta gjë ka ndodhur dhe me fitoren e Ronela Hajatit.

Së fundmi këngëtarja Aurela Gaçe ka raguar me një postim mbi këtë situatë.

Festivalet…konkurrimet… gjithmonë sjellin edhe gjykimet.

Lind gjithmoë pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmone fituesi i rradhës….

Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo?

Tani, meqë jam njeri i lirë, ta them edhe unë nje gjë të vockël.

Unë jam shumë e ftohtë në gjykim.
Konkurrimet kanë qënë pjesë e jetës sime, janë të vështira për nga ana emocionale, janë ngarkesë për ata që punojnë, madjje edhe për familjet e tyre që marrin emocionet e fëmijeve të tyre. Secili prind sigurisht deshiron që femija i vetë te fitojë.

E ndoqa festivalin,sidomos natën e dytê, isha në salle si spektatore.

Nuk po futem fare té gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare te hyj.

Tani, a ka gjithmone nje këngë më të arrirrë se një tjetër? Sigurisht, gjithmone ka mirë e më mirë.

Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo, kushdo qoftë ,të marre kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorên ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja.
Akoma se kam takuar.

Fundja fundit, dikush do të fitojë.

Mos të bëhemi të këqinjtë e vetes tonë duke shperndarë negativitet.
Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrezohen, por do mësojnë.

Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo!

Kaq kisha për këtë temë.

Linku: https://www.instagram.com/p/CYRedK4qSNp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/

tags: