Home ShowBiz Rikthehet grupi ‘2 FARM’, lançojnë projektin bombë pas shumë vitesh
Rikthehet grupi ‘2 FARM’, lançojnë projektin bombë pas shumë vitesh
0

Rikthehet grupi ‘2 FARM’, lançojnë projektin bombë pas shumë vitesh

0
0

Grupi muzikor 2FARM,  Klevis Bega ( Kastro Zizo ), Renan Berati ( Mr Shvejk ) Red Mazi janë rikthyer pranë adhuruesve të muzikës së tyre me një super projekt.

Projekti Hero ka rikthyer  më fuqishëm se kurrë grupin e artistëve të njohur ndër vite.

Grupi nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe një gjë të tillë e tregon vetë Kastro në rrjete sociale.

Në 4 dhjetor 1998, dy çunak 14 vjeçar me ëndrra të plagosura ende të pa krijuara ” gatuajn ‘2FARM’. Pas 3 vitesh me beteja ata ia dolën dhe në 4 dhjetor 2001 doli në treg nga tarrecords, albumi Ia ke fut kot me hitet Lodhëm, Të etur, Zonjusha Tradheti etj. Në 2003 grupit ju bashkua dhe Red Mazi duke realizuar dhe dy këngë tashmë me nuancë të re në 2FARM,” Deputeti i zones”,” Dedikim” të gjitha materialet të realizuara nga producenti Genti Lako. Nga korriku 2003 deri në 14 janar 2022 djemtë nuk kanë publikuar asnjë kengë të re.
Miq, kam kënaqësinë e madhe  t’ju prezantoj Hero, projekti i parë pas ribashkimit të 2FARM. Eshte vetem “shashka” e parë, shihemi ne koncertin e madh!
Falenderime për këdo që dha frymë në këtë projekt.

https://www.instagram.com/p/CYt_aFfIjqc/

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ctKyA6AC0kI

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=ctKyA6AC0kI