Home ShowBiz Akuzat nuk ndalen, i ati i zhvati 36 milion dollarë Britney Spears
Akuzat nuk ndalen, i ati i zhvati 36 milion dollarë Britney Spears
0

Akuzat nuk ndalen, i ati i zhvati 36 milion dollarë Britney Spears

0
0

Britney Spears ka treguar se familja e saj përveçse i kushtëzoi lirinë e ka shkatërruar dhe nga ana ekonomike.

I ati dhe e ëma kanë përfituar miliona nga ekonomia e saj.

Kujtojmë se këngëtarja e ka filluar karrierën që në moshën të re dhe shumica e pasurisë së saj është shfrytëzuar

Avokati i yllit të famshëm ka depozituar dosje të reja në gjykatë, duke pretenduar se Jamie Spears dhe ekipi i tij ligjor kanë marrë miliona dollarë nga këngëtarja.

Avokati Mathew Rosengart, zbuloi të gjitha paratë që Jamie dhe ekipi i tij ligjor dyshohet se kanë marrë gjatë kujdestarisë së tyre 13-vjeçare.

Dokumentet e reja pretendojnë se ndërsa ishte nën kujdestari, babai dhe ekipi i saj morën më shumë se 36 milionë dollarë nga Britney Spears.
Në dosje thuhet se Jamie Spears mori 6.3 milionë dollarë për vete dhe 30 milionë të tjera shkuan për avokatët dhe tarifat ligjore.

Linku: people.com

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/britneyspears/

tags: