Home ShowBiz Nga zgjedhja e gjinisë tek emocionet e mëmësisë, Angela Martini i rrëfen të gjitha
Nga zgjedhja e gjinisë tek emocionet e mëmësisë, Angela Martini i rrëfen të gjitha
0

Nga zgjedhja e gjinisë tek emocionet e mëmësisë, Angela Martini i rrëfen të gjitha

0
0

Angela Martini dhe Dragos janë bërë prindër për herë të parë në dhjetor. Çifti vendosën ta sillnin djalin Kyree Martini Savulescu nëpërmjet një nëne sorrogate.

Në daljen e saj të fundit Angela ka treguar më shumë mbi emocionet e mëmësisë dhe arsyet pse vendosën të bënin këtë zhgjedhje.

‘Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë. Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate. Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet’, është shprehur modelja.

‘Flisnim çdo ditë me njëra-tjetrën, shkonim së bashku në takimet me mjekun dhe gjithmonë e kisha nën kontroll shëndetin e fëmijës tim. Kjo ishte shumë emocionuese. Në fund u bëmë mikesha. Lindja ishte shumë emocionuese për mua. Ishte e mahnitshme!’

Linku: blick

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angela_martini/