Home ShowBiz Donald Veshaj reagon për herë të parë, ja çfarë i thotë Borës në shkrimin e fundit
Donald Veshaj reagon për herë të parë, ja çfarë i thotë Borës në shkrimin e fundit
0

Donald Veshaj reagon për herë të parë, ja çfarë i thotë Borës në shkrimin e fundit

0
0

Donaldi ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia vip.  Me një shkrim të gjatë dhe një koment për Borën aktori shprehet:

“Unë nuk ju njoh shumë ju por mund të them me bindje që ju më keni njohur disi mua. Në muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndarë një pjesë të vetës time; kam gëzuar, kam qarë, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar. Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqiat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty; një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola, e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun (qejf) dhe unë mendoj që i mora por dhe i dhashë maksimumin tim. E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohes dhe te diellit, uroj që Bora të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marr gjithë kësaj kohe të kem mundësi të jua kthej- shkruan Donaldi në reagimin e parë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/donaldveshaj/2814089695159295867/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/donaldveshaj/2814089695159295867/

tags: