Home ShowBiz ‘Thjeshtë jemi ftohur’, Olsi Bylyku flet për herë të parë për raportin me Bes Kallakun
‘Thjeshtë jemi ftohur’, Olsi Bylyku flet për herë të parë për raportin me Bes Kallakun
0

‘Thjeshtë jemi ftohur’, Olsi Bylyku flet për herë të parë për raportin me Bes Kallakun

0
0

Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në Goca dhe Gra ku ka zbuluar më shumë rreth diskutimeve mbi jetën personale dhe profesionale.

Në ditëlindjen e aktorit para pak kohësh u evidentua se mungonte miku i tij Besi.

Nuk kishin si të mungonin pyetje për këtë raport.

Olsi ka dhënë një përgjigjie diplomatike ku ka treguar se ka pasur shumë miq që nuk kanë ardhur pasi kanë pasur angazhime.

‘Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi,’-tha ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=RCOjowSCl_c

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BqaGBgcFHpB/

tags: