Home ShowBiz Atdheu thyen heshtjen, u jep përgjigje të gjitha dyshimeve për të
Atdheu thyen heshtjen, u jep përgjigje të gjitha dyshimeve për të
0

Atdheu thyen heshtjen, u jep përgjigje të gjitha dyshimeve për të

0
0

Atdhe Xharavina është një prej konkurrentëve të sezonit të dytë të ” Përputhen” e cili edhe pas daljes së tij nga emisioni asnjëherë nuk ka qënë larg vëmendjes së mediave. Deklaratat e ndryshme të tij në instastory ose përgjatë intervistave gjithmon kanë trazuar rrjetin.

Në një intervistë së bëri nga “Mirage” ku është pyetur rreth jetës së tij personale, por jo vetëm, ai ka dhënë përgjigje për të gjitha dyshimet që qarkullojnë në rrjet.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Arjolën pas përfundimit të BBV, ai është se raporti i tyre ka ndryshuar, por këtë fakt e ka justifikuar duke u shprehur se ndodh që edhe në shoqëritë e sinqerta të ketë mbetje hatri për gjëra të vogla dhe të parëndësishme.

“Raportet ka ndyshuar pasi na ka mbetur hatri për gjëra shumë të vogla, por unë Arjolën kam për ta mbështetur sa të kem jetë, sepse ajo ka qënë e vetmja që kur kam ardhur këtu që më ka përkrahur më së shumti”, është shprehur ai.

Një tjetër pyetje lidhej me arsyet e mosprezencës së Atdheut përgjatë javëve të fundit në “Përputhen” ku janë ftuar shumë ish-kunkurrentë . A mos ishte Bora vërtet shkaku, pasi në rrjet është haluduar për një romancë të mundshme mes tyre?

“E kam pas një telefonatë prej produksionit, por më kanë thënë mos të ngelet hatri se i dimë ne arsyet pse nuk të kemi ftuar. Nuk më ngel hatri se edhe nëse do të më kishin ftuar nuk do të kisha shkuar se s’ka kuptim që të shkojë më aty. Nuk kam asnjë ide se çfarë arsye mund të ketë produksioni”, ka përfunduar ai.

 

Linku: https://youtu.be/oaU91c8M_a4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce36cx6M8L152CNq-3fJP8Og3SR3GVvc3O9Ak80/?igshid=YmMyMTA2M2Y=