Home ShowBiz I ati akuzon sërish Britney-in, më detyrohesh para
I ati akuzon sërish Britney-in, më detyrohesh para
0

I ati akuzon sërish Britney-in, më detyrohesh para

0
0

Avokati i babait të Britney Spears, së fundmi paraqiti një dokument në gjykatë duke deklaruar se:

“Britney vazhdon të bëjë postime publike në mediat sociale që përmbajnë akuza nxitëse për çështje të ndryshme faktike që dëmtojnë imazhin publik të zotit Spreas, dhe për këtë arsye duhet ta dëmshpërblejë financiarisht atë.”

Duke folur me PageSix, avokati i Britney Spears deklaroi se dëmshpërblimi financiar nuk do të ndodh. Ai deklaroi se: “Zoti Spears, i cili u pezullua në mënyrë poshtëruese nga Gjykata në shtator, vazhdon të turpërojë veten, veçanërisht përmes kësaj dosje të fundit, e cila është e mbushur me gabime dhe gënjeshtra, siç e di dhe vetë ai. Përveç përpjekjeve për të ngacmuar vajzën e tij, ai tani është duke u përpjekur në mënyrë patetike për ta frikësuar atë, duke abuzuar me procesin ligjor dhe duke iu fshehu penaliteteve të veta financiare që ka kundrejt së bijës.”

Ai vazhdoi: “Kushdo tjetër do të turpërohej nga këto taktika, por ai dhe përfaqësuesit e tij janë vërtet të paturpshëm. Për sa i përket dëmtimit të imazhit të tij publik, zoti Spears e bëri këtë vetë shumë kohë më parë duke shfrytëzuar vajzën e tij.”

 

Linku: https://www.justjared.com/2022/06/17/jamie-spears-britney-spears-sit-for-deposition-after-refusing-one/2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLm

NkV4Bj8B/

tags: