Home ShowBiz Pas 10 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm i estradës
Pas 10 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm i estradës
0

Pas 10 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm i estradës

0
0

Çifti i njohur i aktorëve, Lauren Graham dhe Peter Krause janë ndarë pas më shumë se 10 vitesh së bashku.

Burime pranë revistës “People” kanë konfirmuar se çifti janë ndarë, edhe pse lajmet mbi ndarjen e tyre nuk janë bërë ende publike.

Aktorja e serialit të suksesshëm “Gilmore Girls” dhe Krause, ish-ylli i “Six Feet Under”, u takuan në vitin 1995.

Pavarsisht se e njihnin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, marrëdhënia e tyre u formalizua si romancë vetëm pas viteve 2010 ku së bashku interpretuan në dramën “Parenthood” si motër dhe vëlla në rolet e Adam dhe Sarah Braverman.

Edhe pse dyshja  preferuan ta mbanin lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut, ata nuk kanë nguruar të flasin për njëri-tjetrin gjatë paraqitjeve në intervista të ndryshme.

Graham së fundmi tha në një intervistë për Ellen, se ndiente se duhej të “respektonte” hapësirën private të Krause dhe “ta lejonte që të shijonte privatësinë e vet sepse kohët fundit kanë qënë të vështira për ta”.

Linku: https://people.com/tv/peter-krause-and-lauren-graham-break-up/

Burimi i fotos: pexels.com

tags: