Home Aktualitet Lajm i hidhur për artin, ndahet nga jeta poeti kosovar
Lajm i hidhur për artin, ndahet nga jeta poeti kosovar
0

Lajm i hidhur për artin, ndahet nga jeta poeti kosovar

0
0

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare, poeti kosovar Xhevdet Bajraj.

Lajmin e ndarjes nga jeta të poetit e ka dhënë Kryeministri i  Republikës së Kosovës Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook.

Bajrajt i ishte dhënë statusi i refugjatit nga Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve në Meksikë, ku dhe poeti jetonte për një kohë të gjatë.

Veprat e tij poetike, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme si: anglisht, gjermanisht, spanjisht, daneisht, serbisht, sllovenisht, hungarisht, turqisht dhe polonisht.

Ai ka qenë fitues i shumë çmimeve dhe dekoratave, ndër to edhe çmimi për librin më të mirë me poezi (në vitet 1993 dhe  2000).

Vitet e fundit të jetës, autori i kaloi duke shërbyer si profesor i shkrimit krijues dhe letërsisë në Universitetin Autonom të Meksikës.

Linku: https://www.facebook.com/albini2017

Burimi i fotos: pexels.com

facebook

tags: