Home ShowBiz Ndjekësit kryqëzojnë sërish Kim Kardashian, ja çfarë u punonte të ftuarve në zyrë
Ndjekësit kryqëzojnë sërish Kim Kardashian, ja çfarë u punonte të ftuarve në zyrë
0

Ndjekësit kryqëzojnë sërish Kim Kardashian, ja çfarë u punonte të ftuarve në zyrë

0
0

Kardashian postoi një video në llogarinë e saj në TikTok që grumbulloi shumë shikime, në të cilën prezantonte linjën e saj të re të kujdesit të lëkurës, SKKN BY KIM.

Në fund të videos së saj, Kardashian prezantoi ndjekësit me ambientin e zyrës ku ajo punonte.

“Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e jetës sime të përditshme në zyrë”, tha Kardashian përpara se të përfundonte videon e saj.

Ndërsa Kardashian rrotullohej rreth zyrës së saj, në video vihet re një karrige e gjerë prej druri me një shpinë të ulët në dukje të parehatshme që përdorej për të ftuarit.

Kaq mjaftoi dhe segmenti i videos u bë shumë shpejt viral pasi një faqe fansash e ka ripostuar atë. Ata e kanë cilësuar atë si të parehatshme dhe nuk vonoi kur një valë komentuesish vërshuan duke u ndarë të njëjtin mendim.

“Unë pyes veten se si njerëzit ulen në ato karrige,” shkroi një shikues.

“Më mirë do të ulesha në tokë”, deklaroi një tjetër.

 

Link: https://www.msn.com/en-us/lifestyle/lifestyle-buzz/kim-kardashians-uncomfortable-office-furniture-leaves-viewers-stunned/ar-AAYKRAd

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeObY1uO_ak/?utm_source=ig_web_copy_link