Home ShowBiz Rrëfimi emocional i aktores së njohur, kam pësuar 9 aborte
Rrëfimi emocional i aktores së njohur, kam pësuar 9 aborte
0

Rrëfimi emocional i aktores së njohur, kam pësuar 9 aborte

0
0

Sharon Stone  ka rrëfyer  për abortet që ka pësuar në jetën e saj. Ajo ka treguar se ka pësuar 9 aborte të dhimbshme të cilat kanë ndikuar në nënyrën se si ajo e sheh veten. Në një postim në Instagram ajo rrëfeu për ndjekësit: “Ne si gra nuk kemi një forum ku mund të flasim dhe të diskutojmë për këto lloj humbjesh të dhimbshme. Nuk është gjë e vogël, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Është diçka që zakonisht përjetohet në fshehtësi dhe ka një ndjesi dështimi që të shoqëron”.

Një nga shtatzanitë ka shkuar deri në muajin e gjashtë dhe aktorja ka përjetuar dhimbjet e lindjes për 36 orë, për të lindur një fëmijë që e dinte se nuk do të mbijetonte.

Kjo ishte hera e fundit që aktorja tentoi të sillte në jetë një fëmijë biologjik. Pas këtyre eksperiencave ajo vendosi se mënyra e duhur për tu bërë nënë ishte duke adoptuar.

Linku: https://people.com/parents/sharon-stone-reveals-she-lost-9-children-through-miscarriages-it-is-no-small-thing/?amp=true

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CVD5TNiPW3D/

shst