Home ShowBiz E papritur! Victoria Beckham rrëfen momentin më të sikletshëm që ka kaluar
E papritur! Victoria Beckham rrëfen momentin më të sikletshëm që ka kaluar
0

E papritur! Victoria Beckham rrëfen momentin më të sikletshëm që ka kaluar

0
0

Victoria Beckham është  një ndër personazhet e fundit që e ka akuzuar moderatorin Chris Evans për sjellje të papërshtatshme në televizion.

Ajo kujtoi një moment, ndodhur në vitin 1999, kur sapo kishte lindur djalin e parë Brooklyn.

Prezatuesi Evans e kishte detyruar ikonën e modës të peshohej live në emision për të pare se sa kilogram ishte.

Kur incidenti ndodhi, Victoria kishte dy muaj që e kishte sjellë në jetë djalin e saj.

Moderatori i tha se: “Shumë vajza duan të dinë, si u ktheve në formë pas lindjes, sepse dukesh përsëri fantastike?”

Pasi u përgjigj se ajo ishte dembele dhe nuk kishte shkuar në palestër, prezantuesi nuk u dorëzua, duke e pyetur: A je kthyer në peshën tënde normale? Kur ajo iu përgjigj: Po. Ai insistoi: A mund ta kontrollojmë, e ke problem? Dhe e shtyu drejt peshores.

Beckham rrëfeu se: “Pas lindjes së djalit unë humba shumë peshë. Diçka e tillë i kishte ndodhur edhe mamasë sime pas lindjes. Është thjesht gjenetike. Nuk do të thotë që kemi një çrregullim të të ngrënit. Ai më detyroi të hipja në peshore. A mund ta imagjinoni të ndodhë kjo në ditët e sotme?”

Ajo shpjegoi për revistën “Sunday World” se ky veprim e bëri të ndihej e pasigurt për fizikun e saj duke e shtyrë të mendoj se kishte probleme me ushqyerjen.

Linku: https://www.sundayworld.com/showbiz/tv/victoria-beckham-recalls-chris-evans-made-her-weigh-herself-on-tv-after-giving-birth/1648452720.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cdf8ZMyj-4v/