Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në qytetin e Algjerisë. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.
Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti i Lojrave Olimpike Shqipëtare me anë të një postimin në Instagram ku shkruhet: Medalja e parë e artë për Shqipërinë në“Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Zelimkhan Abakarov trimfon në finalen e Sportit të mundjes kundër egjyptianit Yehia Hafez me rezultatin 11:0”
Linku: https://www.instagram.com/p/CfXQk3mtu76/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfXQk3mtu76/