Home Aktualitet Humbje e thellë, ndahet nga jeta aktorja e njohur
Humbje e thellë, ndahet nga jeta aktorja e njohur
0

Humbje e thellë, ndahet nga jeta aktorja e njohur

0
0

Aktorja e njohur amerikane Mary Mara, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare.

Mara njihej për një karrierë 30 vjeçare në aktrim, ku ka marrë pjesë në serialet e suksesshme  “Nash Bridges”, “Dexter” dhe “ER”.

Vdekja u njoftua nga Policia e Shtetit të Nju Jorkut në 26 qershor, e cila tha se trupi i  Marës u gjet i pajetë në lumin St. Lawrence pranë Cape Vincent, N.Y.

Sipas hetimeve paraprake është zbuluar se aktorja ishte mbytur duke notuar.

Policia ekzaminoi   trupin e viktimës, për të cilën thanë se nuk kishte shenja dhune ose rezistencene.

Mara po qëndronte në shtëpinë verore të motrës së saj, e cila është përballë lumit, kur vendosi të shkonte për të notuar.

Ajo la pas ish-bashkëshortin dhe një fëmijë.

Linku: https://www.nytimes.com/2022/06/29/arts/television/mary-mara-dead.html

Burimi i fotos: pexels.com